Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media

, 08.09.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, të kryesuar nga Hajredin Hyseni, zëvendëskryetar i parë Komisionit, u shqyrtua propozimi i Gjykatës Supreme për emërimin e anëtarëve të Bordit për Ankesa të Medieve. Pas shqyrtimit, Komisioni vendosi t’ ia përcjellë këtë propozim Kryesisë së Kuvendit, për procedim të mëtejmë në Kuvend. Në vijim u shqyrtuan edhe Projektligji për Qytetin e Prishtinës, si dhe Projektligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës dhe përcaktoi mënyrën dhe dinamikën e shqyrtimit e amendamentimit të tyre.
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media