Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 13.09.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Zylfije Hundozi, kryetare e komisionit, u shqyrtuan dhe u përkrahën këto projektligje: Projektligji për tatimin në pronën e pa luajtshme, Projektligji për Parandalimin e Shpërlarjes së parave dhe Financimin e terrorizmit, si dhe Projektligji për Qasje në Dokumente publike. Anëtarët e komisionit vlerësuan se projektligjet në fjalë janë në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së dhe mund të procedohen më tej.