Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 13.09.2010
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës diskutoi sot rreth Projektligjit për të drejtat e ish-të burgosurve politikë dhe krijoi grupin punues për amendamentimin e tij. Gjithashtu, Komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës së UÇK-së dhe familjeve të tyre, me ç’rast vendosi që urgjentisht të fillojë puna për amendamentimin e tij, së bashku me Komisionin për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Komisioni, në këtë mbledhje, të udhëhequr nga kryetari Bahri Hyseni, përkrahu edhe amendamentet në Projektligjin për qasje në dokumente publike, të propozuara nga komisioni funksional, me përjashtim të dy syresh. U dakordua, ndërkaq, që të ripërsëritet kërkesa për monitorimin e Ligjit për faljen.