Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti nënkryetarët e Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-kryeministrin Ylli Bufi
, 14.09.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim nënkryetarët e Kuvendit të Shqipërisë: Ardian Turku dhe Namik Dokle, si dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Ylli Bufi. Temë themelore të këtij takimi ishin rrjedhat aktuale politike, si dhe çështje të bashkëpunimit ndërmjet kuvendeve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Pasi u shprehu mirëseardhje anëtarëve të delegacionit, në këtë ditë të shënuar të demokracisë në botë (15 shtatori), e cila gjithnjë nxit për angazhime të reja për thellimin e saj, kryekuvendari Krasniqi e përgëzoi z. Ylli Bufi për librin e sapobotuar, me titull “Tempulli i demokracisë”. Në vijim kryekuvendari Krasniqi foli për Rezolutën e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për Kosovën, duke theksuar se me këtë Rezolutë fituan të gjithë, do të thotë nuk ka humbës. Pas miratimit të kësaj Rezolute dhe opinionit të GJND-së priten njohje të reja të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës. Duke folur për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Namik Dokle tha se aktin e shpalljes së mendimit të kësaj gjykate deputetët e Shqipërisë e ndoqën nga salla e Kuvendit të Shqipërisë. Ky opinion , theksoi Dokle, ishte i favorshëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe për të gjithë Rajonin.
Në këtë frymë, në këtë takim ishin unik në faktin që duhet të bëhen përpjekje akoma më të mëdha për kontakte me të gjitha shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë atë.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit ishin unik në konstatimin se është i nevojshëm thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në këmbimin e përvojave.