Lajmet e fundit

Komisionit për Ekonomi...takoi përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë dhe përfaqësuesit e USAID-it amerikan

, 14.09.2010




Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, u takua sot me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë dhe me përfaqësuesit e USAID-it amerikan.

Kryetarja e Komisionit, Myzejene Selmani, pasi iu shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe i falënderoi ata për vizitën, dha një pasqyrë të shkurtër rreth angazhimeve dhe punës që bën komisioni, në theks të veçantë i njoftoi për angazhimet e tij në sferën e energjisë.

“Kuvendi i Kosovës ka miratuar një pako ligjore që rregullon këtë fushë. Tre projektligje që e kanë kaluar leximin e parë në Kuvend, përpiqemi që gjatë amendamentimit të tyre deri në leximin e dytë t’i harmonizojmë në tërësi me ligjet e BE-së, andaj takimi i sotëm është i mirëseardhur duke pasur parasysh përvojat e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë”, tha kryetarja e komisionit Selmani. Ndërkaq, përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Dirk Buschle dhe Simon Uzunov, në fjalën e tyre fillimisht njoftuan anëtarët e komisionit për punën dhe angazhimet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Z. Buschle tha se, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë është marrëveshje e bërë në vitin 2005 nga nëntë shtete, dhe është duke u zbatuar nga të gjitha vendet nënshkruese. Ndërkaq z. Uzunov, bëri të ditur se parimet themelore të Sekretariatit të Energjisë janë: ofrimi i konkurrencës së drejtë, publikimi i informatave, subvencionimi në mes njësive energjetike dhe monitorimi i transparencës dhe informatave. Përfaqësuesit e sekretariatit rëndësi të veçantë i kushtuan Autoritetit Rregullativ të Energjisë, për të cilin thanë se ai duhet të jetë plotësisht i pavarur nga ndikimet politike dhe kjo duhet saktësuar në pakon ligjore të kësaj fushe.
Komisionit për Ekonomi...takoi përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë dhe përfaqësuesit e USAID-it amerikan