Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ngushëllon familjen Berisha

, 16.09.2010




Me rastin e vdekjes së piktorit Engjëll Berisha, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Berisha , në të cilin thuhet:

“E nderuara familje Berisha,

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e krijuesit, piktorit të shquar, Engjëll Berisha.

Vdekja e Engjëll Berishës është humbje e madhe për Ju familje e nderuar, për miqtë dhe për mbarë kulturën shqiptare.

Vepra dhe kontributi i tij në artin pamor janë dhe mbeten të një rëndësie të jashtëzakonshme.

Shëmbëlltyra tij do të kujtohet vazhdimisht me respekt të veçantë. Ai ka qenë dhe do të jetë në memorien kulturës si një piktor i pazëvendësueshëm.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ngushëllon familjen Berisha