Lajmet e fundit
Nga punimet e mbledhjes plenare të Kuvendit të Kosovës
, 16.09.2010
Në fillim të mbledhjes së sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit (një pjesë u udhëhoq nga anëtari i Kryesisë, Ibrahim Gashi), kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është paraqitur në interpelancë, sipas kërkesës së deputetit Emrush Xhemajli (mbështetur edhe nga disa deputetë të tjerë), lidhur me prishjen dhe rinegociimin e Marrëveshjes mbi sigurimet shoqërore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.
Parashtruesi i mocionit, Emrush Xhemajli, ka prezantuar para deputetëve arsyen e kërkesës për interpelancë, duke theksuar se nga një prilli i këtij viti rreth 170 mijë persona, qytetarë të Republikës së Kosovës janë cenuar në të drejtat e tyre materiale, të krijuara nga puna e tyre në Zvicër (pensioni i pleqërisë, pensioni invalidor, kompensimi nga fatkeqësitë, sigurimet shëndetësore etj.) . Fëmijëve të këtyre punëtorëve, të cilët e kanë vendbanim në Kosovë u hiqen, ndërkaq, shtesat e fëmijëve.
Ai ka sqaruar se Enti Federal i Sigurimeve Shoqërore (BSV) qysh një vit më parë e kishte njoftuar Qeverinë e Kosovës se nuk do të vazhdohej marrëveshja.
Arsyeja dhe qëllimi i këtij mocioni është që kjo çështje të bëhet një nga përparësitë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sepse rinegociimi i Marrëveshjes është duke shkuar ngadalë dhe e dyta përmes mocionit deputetëve dhe Kuvendit do t’u jepet mundësia të japin rekomandimet e veta për Qeverinë, ka theksuar Xhemajli.
Duke kërkuar që me urgjencë Qeveria e Kosovës të bëjë gjithë çka është e mundur që të rinegociiohet marrëveshjes për sigurimet shoqërore Zvicër-Kosovë, Xhemajli ka falënderuar grupin e deputetëve në Parlamentin Zviceran në krye me deputetin Uli Lojenberber, që ka bërë të mundur ngritjen e kësaj çështje në Bundesratin Zviceran, si dhe Sindikatën UNIA të Zvicrës, që mbron punëtorët e prekur nga prishja e kësaj marrëveshjeje.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke e paraqitur interpelancën para deputetëve , ka falënderuar për ngritjen e kësaj çështjeje. Ai ka theksuar se Marrëveshja mbi sigurimet shoqërore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës ka përfunduar për shkak të shkatërrimit të Jugosllavisë Federale, me të cilën në vitin 1962 kishte lidhur marrëveshjen. Ai e ka pohuar se nga prishja e kësaj marrëveshjeje humbin shumë qytetarë të Kosovës që kanë punuar dhe jetuar përkohësisht në Zvicër, e të cilët janë kthyer në Kosovë, por ka theksuar se humbjet janë shumë më të pakta se sa trumbetohet. Thaçi, ndërkaq, ka thënë se çështja e rinegociimit të Marrëveshjes mbi sigurimet shoqërore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, mbetet prioriteti Qeverisë së Kosovës, kurse këtë e ka ilustruar edhe me takimet që ka pasur Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe Ambasada jonë në Bernë me autoritetet zvicerane. Ai ka theksuar se për këtë çështje është krijuar grupi teknik, kurse ka përmendur edhe një notë verbale që Qeveria e Kosovës i ka drejtuar Qeverisë zvicerane. Thaçi, ndërkaq, ka folur edhe për miratimin dhe ndryshimin e disa ligjeve të tjera që lidhen me sigurimet shoqërore, që do ta lehtësonin rinegociimin e marrëveshjes me Zvicrën, por edhe me vendet e tjera të tjera perëndimore.
Ka pasur diskutime të shumta të deputetëve për rinegociimin e marrëveshjes me Zvicrën dhe për pasojat e prishjes së njëanshme të kësaj marrëveshjeje, të cilat është pohuar se e dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, por në instancë të fundit edhe buxhetin e Kosovës.
Në përfundim të debatit deputetët kanë miratuar tetë rekomandime të propozuesit të mocionit për interpelancë të kryeministrit.
Në vazhdim të mbledhjes së sotme plenare të Kuvendit deputetët kanë shqyrtuar për herë të parë Projektligjin për persona të zhdukur, të cilin e ka prezantuar zvëndëskryeministri Hajredin Kuçi. Në këtë pikë të rendit të ditës në sallën e Kuvendit ishin të pranishme edhe përfaqësueset e shoqatës “Thirrja e nënave”. Pas një debati të gjatë për këtë projektligj, lidhur me emrin, kohën që përfshin ai për tu quajtur person i zhdukur, deputetët e kanë miratuar në parim këtë projektligj.
Në vazhdim deputetët kanë shqyrtuar përherë të dytë Projektligjin për financimin e subjekteve politike, atë për Administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, si dhe Projektligjin për konfliktet administrative, të cilët edhe janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës.