Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 17.09.2010
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, ka përkrahur sot Projektligjin për qasje në dokumentet publike, me amendamente të komisionit funksional, si dhe raportin me rekomandime të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me amendamentet e Komisionit për Buxhet dhe Financa për Projektligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Kryetari i komisionit, Gani Koci, ndërkaq, dha detaje rreth Projektligjit për prokurimin publik në Republikën e Kosovës dhe dinamikës së punës së nënkomisionit rreth amendamentimit të këtij projektligji. Duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm një ligj të tillë, Koci theksoi se krijimi i një ambienti të mirë të prokurimit publik është standard për Kosovën.