Lajmet e fundit

Të hënën mbahet në Prishtinë Samiti i kryetarëve të komisioneve të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore

, 17.09.2010




Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka ftuar për të hënën,më 20.9.2010, Samitin e kryetarëve të komisioneve të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës nga ora 9:00.

Kryetarët e komisioneve të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore do të bisedojnë në temën “Bashkëpunimi rajonal dhe integrimet evropiane”

Nga agjenda e Samitit:

E HËNË 20 Shtator:

09:00
Takimi në Kuvendin e Kosovës

09:05-09:15 Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës Z. Sabri Hamiti do të mbajë një fjalim të mirëseardhjes për homologët e tij.

09:15- 09:30 Kryetari i Kuvendit të Kosovës dr. Jakup Krasniqi do të mbaje një fjalim të mirëseardhjeje për kryetarët e komisioneve për Punë të Jashtme Mediet: (fotografim dhe xhirime nga 9 -9:30)

09:30-12:00 Tema mbi Bashkëpunimin Rajonal dhe Integrimin Evropian- (Secili kryetar apo përfaqësues i Komisionit do të mbajë fjalim që do të zgjasë rreth 15 minuta).

12:00-12:30 Vizitë në zyrën e kryetarit të Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi.

15:00-16:30 Diskutime lidhur me temën mbi Bashkëpunimin Rajonal dhe Integrimin Evropian

17:00-17:15 Konferencë për media

Pjesëmarrës në këtë samit janë:

Fatos Beja- Kryetar i Komisionit për Politiken e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë,

Dobroslav Dimitrov- Kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme dhe të Mbrojtjes në Kuvendin Kombëtar të Bullgarisë,

Krešimir Æosiæ - Anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Kroacisë,

Teuta Arifi- Kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Maqedonisë,

Miodrag Vukovic- Kryetar i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Evropiane në Parlamentin e Malit të Zi, dhe

Mehmet Ceylan- Zëvendës Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë

Nga Kosova do të marrin pjesë:

Sabri Hamiti- Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, në Kuvendin e Kosovës

Xhavit Haliti- Zëvendëskryetar i parë

Enis Kervan- Zëvendëskryetar i dytë

Ramë Buja- Anëtar

Alush Gashi-Anëtar

Ardian Gjini-Anëtar

Ibrahim Gashi-Anëtar

Nexhat Daci-Anëtar

Slobodan Petroviq-Anëtar


E MARTE 21 Shtator

09:00-10:00 Vizitë Muzeut Etnologjik të Prishtinës

10:00-12:00 Vizitë në qytetin e Prizrenit.
Të hënën mbahet në Prishtinë Samiti i kryetarëve të komisioneve të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore