Lajmet e fundit
Kryetari Krasniqi priti kryetarët e komisioneve për punë të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore
, 20.09.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, njëherësh anëtarë të Kryesisë, ka pritur sot në një takim të veçantë kryetarët e komisioneve të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore, me të cilët ka diskutuar rreth bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të vendeve respektive dhe thellimit të tij në të gjitha fushat.
Kryetari Krasniqi, duke iu uruar mirëseardhje, i njoftoi përfaqësuesit e komisioneve të jashtme të parlamenteve të Turqisë, Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, me funksionimin dhe punën e Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë rreth miratimit të ligjeve dhe mbikëqyrjes së qeverisë e të agjensioneve të tjera të pavarura që i përgjigjen institucionit më të lartë legjislativ të vendit. Në aspektin e jashtëm, kryeparlamentari Krasniqi potencoi përkushtimin e Kuvendit për të thelluar raportet me parlamentet e vendeve të rajonit, në të cilin konsiston edhe Samiti i kryetarëve të komisioneve të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore që po mbahet në Prishtinë, nën organizim të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Përmes këtyre takimeve ne thellojmë raportet dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve dhe popujve tanë, për të cilat edhe jemi të obliguar”, theksoi kreu i legjislativit, duke kujtuar në këtë rast vizitat që udhëheqja e Kuvendit iu ka bërë parlamenteve të Turqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Kroacisë.
Ditën e sotme, Krasniqi e cilësoi si ditë të rëndësishme për Kosovën, ndërsa vlerësoi se Kosova, ka kohë që ka treguar gatishmërinë e saj për të qenë në shërbim të paqes, të stabilitetit, të sigurisë dhe të bashkëpunimit me të gjitha vendet e rejonit.
Përfaqësuesi i Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mehmet Ceylan, duke e falënderuar kryetarin Krasniqi për pritjen dhe duke i përcjell atij përshëndetjet e kryeparlamentarit turk, si dhe duke e falënderuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Sabri Hamiti, për organizimin e Samitit, shprehu përkushtimin e vendit të tij për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet vendeve përkatëse dhe atij rajonal. Ai theksoi se bota jeton në një konkurrencë të madhe, prandaj është me rendësi që edhe rajoni ynë të ketë projekte të përbashkëta, në të cilat mund të kontribuojnë edhe parlamentet respektive. Në këtë rrafsh, Samitin në Prishtinë ai e cilësoi si themel mbi të cilin duhet të vazhdojë bashkëpunimi në të ardhmen.
Ceylan shfaqi gatishmërinë e shtetit turk për ta ndihmuar Kosovën edhe në të ardhmen.
Edhe përfaqësuesit e parlamenteve të tjera, potencuan domosdoshmërinë e krijimit të një bashkëpunimi më të ngushtë dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet parlamenteve dhe vendeve të rajonit. Duke e vlerësuar si shumë të qëlluar dhe të rëndësishme iniciativën për të mbledhur në Prishtinë kryetarët e komisioneve për punë të jashtme të vendeve rajonale, ata shfaqën qëndrimet që kjo të merret si një përpjekje për të thelluar më tej bashkëpunimin, veçanërisht në fushën ekonomike dhe atë kulturore.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Sabri Hamiti, theksoi se nga takimet e sotme, mund të thuhet se ky Samit ka pasur sukses të plotë, si me përbërjen, ashtu edhe me përmbajtjen e tij.
Në takim u tha që pavarësia e Kosovës është realitet dhe ajo meriton më shumë njohje ndërkombëtare.