Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport

, 21.09.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport, të kryesuar nga Arsim Rexhepi, kryetar, u shqyrtuan disa aspekte të planit vijues të punës së këtij Komisioni. Me këtë rast deputetët ngritën një varg çështjesh nga fushëveprimtaria e këtij komisioni, duke u angazhuar edhe për bashkërendim të aktiviteteve me ministritë përkatëse, përkatësisht Ministrinë e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrinë e Kulturës, Rrinisë dhe Sporteve. Gjatë debatit u tha se ky komisioni ka përmbushur obligimet që kishte në kuadër të detyrave që shtronte Raporti i Progresit.
Mbledhja e Komisionit për  Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport