Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 22.09.2010
Projektligji për Qytetin e Prishtinës ishte temë themelore në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit. Përkitazi me këtë, anëtarët e Komisionit zhvilluan një debat të gjerë, duke u përpjekur që të identifikojnë problemet , në të cilat duhet të përqendrohen në debatet e mëtejme mbi këtë projektligj, që do të ketë si rrjedhojë amendamentimin sa më të mirë të tij. Sugjerimet dhe preokupimet e diskutuesve kishin të bëjnë, sidomos me disa zgjidhje që ofrohen në këtë Projektligj, të cilat sipas tyre duhet të precizohen edhe më. Në këtë frymë ata zunë në gojë sidomos çështjen e përcaktimit të kufirit qytet-komunë, përkatësisht në këtë Projektligj a do të përfshihet vetëm zona e qytetit , apo edhe vendbanimet jashtë tij, që tash për tash i takojnë Komunës së Prishtinës. U dhanë pastaj edhe vërejtje të tjera, si:qëllimi i ligjit duhet të definohet më mirë, përkatësisht në të duhet të përfshihet edhe organizimi territorial; për çfarë qëllimesh do të përdorej granti shtesë për Qytetin e Prishtinës; të përcaktohet çështja e Pallatit të Rinisë; të parashihet ndërtimi i Spitalit të Qytetit etj. Në përfundim të debatit u arrit marrëveshja që mbi substancën e këtij Projektligji të bëhet amendamentimi në bashkëveprim edhe me ekspertët.
Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe Raporti i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi në Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike. Raporti i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi kishte të bënte me amendamentet 19 dhe 24 të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media. Me këtë rast Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media në bazë të vërejtjes së Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi modifikoi amendamentin 19 që kishte të bënte me publikimin e të gjitha dokumenteve e akteve të publikueshme në gazetën zyrtare , ndërsa përkrahu vërejtjen e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me amendamentin 24 dhe e tërhoqi atë.