Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 24.09.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Zylfije Hundozi, kryetare e komisionit, u shqyrtuan dhe u përkrahën këto projektligje: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dokumentet e udhëtimit, Projektligji për Vlerësimin Strategjik Mjedisor, Projektligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Projektligji për Prokurorin e Shtetit, si dhe Projektligji për energjinë. Anëtarët e komisionit vlerësuan se projektligjet në fjalë janë në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së dhe mund të procedohen më tutje.