Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 27.09.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i komisionit, u shqyrtua Projektligji për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri, si dhe Projektligji për shërbimet e sigurisë private. Me këtë rast u caktua grupi punues që të punojë rreth amendamentimeve të projektligjeve në fjalë.

Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit kanë kërkuar që në mbledhjen e radhës të ftohet ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, për të informuar komisionin lidhur me zhvillimet e fundit të sigurisë në vend, me theks të veçantë rreth çështjes së sigurisë në Veri.

Tutje, kryetari i Komisonit për Punë të Brendshme dhe Siguri, Rrustem Mustafa ka shprehur shqetësimin e tij edhe lidhur me kidnapimet që kanë ndodhur ditëve të fundit në vend.
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri