Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 27.09.2010
Komisioni i Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme diskutoi rreth peticionit për “rastin Kiçina”, dhe shqyrtoi disa projektligje nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.
Pas një debati të gjerë lidhur me “rastin Kiçina”, Komisioni vendosi që paraprakisht të konsultojë Avokatin e Popullit për të dhënë mendimin e tijë se a ka pasur shkelje të ligjit dhe procedurave. “Pas këtij konsultimi ne do të marrim vendimin për procedura të mëtutjeshme në Komision”, tha me këtë rast kryetari i Komisionit, Fatmir Rexhepi.
Në vijim Komisioni shqyrtoi edhe amendamentet e disa projektligjeve në aspektin e të drejtave të njeriut. Projektligjet e shqyrtuara e që i përkisnin kësaj fushe ishin: Projektligji për dokumentet e udhëtimit, Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Projektligji për Prokurorin e Shtetit, Projektligji mbrojtjen e natyrës dhe Projektligjin për Këshillin Gjyqësor. Komisioni vlerësoi se këto projektligje janë në harmoni me Ligjin mbi të drejtat e njeriut, ndërkaq vendosi të organizojë tryezë pune, për Projektligjin për personat e zhdukur, në të cilën do të jenë të ftuar të gjithë përfaqësuesit e grupeve të interesit.