Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 27.09.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, u shqyrtua nen për nen Projektligji për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Në fakt, gjatë debatit të sotëm anëtarët e Komisionit filluan amendamentimin e këtij Projektligji , duke bërë saktësime e plotësime të tekstit të Projektligjit. Amendamentet kishin të bënin më shumë me çështje të paracaktimit të mandatit të Komisionit Qendror të Regjistrimit, të përcaktimit të afateve të regjistrimit, ta aprovimit, të shpalljes së rezultateve të tij dhe të publikimit, pastaj të metodës, burimet e financimit etj.
Në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet brenda kësaj jave , pritet të përkrahen në tërësi amendamentet në këtë Projektligj, për t’ u proceduar më tej në Kuvend.
Në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet brenda kësaj jave , pritet të përkrahen në tërësi amendamentet në këtë Projektligj, për t’ u proceduar më tej në Kuvend.