Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi bën deklaratë lidhur me dorëheqjen Presidentit Sejdiu
, 27.09.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka bërë sot një deklaratë për mediet dhe qytetarët e Kosovës lidhur me dorëheqjen z.Fatmir Sejdiu nga posti i presidentit Kosovës.
Në deklaratën e kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:
Të nderuar përfaqësues të medieve,
Të nderuar qytetarë,
Sot, Presidenti i Republikës së Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu ka dhënë dorëheqje, duke u bazuar në konstatimin e Gjykatës Kushtetuese, se Presidenti ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës duke mbajtur dy pozita, atë të Presidentit dhe Kryetarit të LDK-së.
Respektojmë plotësisht vendimin e Presidentit Sejdiu për hapin që ka marrë në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës.
Në këtë rast dëshiroj të Falënderoj Presidentin Sejdiu, për kontributin e dhënë në këto procese të rëndësishme demokratike për vendin. Kosova gjatë këtyre viteve ka arritur suksesshme të prekshme e të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kushtetuta në raste të tilla e ngarkon Kryetarin e Kuvendit të Kosovës që ta ushtroj detyrën e Presidentit të Republikës.
Më këtë rast i garantoj qytetarët e Kosovës, partitë politike, institucionet dhe shoqërinë civile se nuk do të këtë vakum institucional dhe se çdo veprim i yni do të bëhet konform Kushtetutës dhe në interes të vendit.
I garantoj qytetarët e Kosovës se në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës do të ketë proces normal e kushtetues.
Shumë shpejt do t[i ftoj në një takim subjektet politike të Kosovës, për ti përcaktuar hapat e më tejmë të veprimit. Këto veprime do të janë në shërbim të vendit dhe të qytetarëve të Kosovës.
Do të kemi bashkëpunim të mirë më të gjithë institucionet ndërkombëtare në Kosovë, ashtu siç kanë qenë edhe deri më tani.
Të nderuar qytetarë,
Ju garantoj së Kosova nuk ka krizë institucionale, këto janë zhvillime politike e demokratike të parashikuara edhe në Kushtetutë dhe gjithçka do të zgjidhet konform normave Kushtetuese.