Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 27.09.2010




Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar, ka shqyrtuar dhe përkrahur amendamentet e një sërë projektligjesh. Komisioni ka përkrahur propozim-amendamentet e grupit të punës në Projektligjin për Aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës, si dhe raportet me amendamente të komisioneve funksionale në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit, Projektligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor, Projektligjin për energjinë dhe në atë për mbrojtjen e natyrës.

Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi edhe rreth kërkesës së Agjensionit Kundërkorrupsionit për interpretim të ligjit lidhur me kërkesën e deputetit Behgjet Pacolli për mospublikim të pasurisë në ueb-faqe të Agjensionit. Komisioni u pajtua që rreth kësaj çështje të zhvillohen konsultime shtesë.
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi