Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
, 28.09.2010
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, diskutoi sot rreth Projektligjit për Blegtorinë dhe vendosi që rreth plotësimit të tij, të konsultohen edhe zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Zhvillimin Rural, si dhe të Fakultetit të Bujqësisë.
Komisioni caktoi grupin punues për monitorimin e Ligjit për tokat bujqësore, me ç’rast, kryetari i komisionit, Naser Rugova, i cili udhëhoqi mbledhjen, konstatoi se janë përgatitur materialet dhe ekziston mbështetja e duhur për fillimin e këtij monitorimi. Komisioni u njoftua edhe me letrën e Bordit Mjedisor në të cilën potencohet mungesa e kushteve për punë dhe u pajtua qe rreth kësaj çështje të ftohet ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.