Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 28.09.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga zonja Sanije Alijaj- nënkryetare e parë, u shqyrtuan gjithsej gjashtë projektligje: P/ligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Legjislacion e Gjyqësi, me amendamente, P/ligji për Prokurorin e shtetitme Raportin e komisonit funksional- Komisionit për Legjislacion e Gjyqësi, me amendamente, P/ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me Raportin e e Komisionit funksional- Komisionit për Legjislacion e Gjyqësi, me amendamente, P/ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.03/L-037 për dokumentet e udhëtimit, me Raportin e komisonit funksional- Komisionit për Punë të Brendshme e Siguri, me amendamente, P/ligjin për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, P/ligjin nr.03/L-184 për Energjinë, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion,me amendamenet, si dhe P/ligjin për Mbrojtjen e Natyrës nr. 03/4197/L-233, datë 22.07.2010.

Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre gjashtë projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përndryshe, në të njëjtën mbledhje të Komisonit, në pikën : shqyrtimi i P/ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 03/L-037 për dokumentete e udhëtimit, me Raportin ekomisonit funksional- Komisionit për Punë të Brendsshme e Siguri, me amendamente, anëtari i Komisonit, z. Enis Kervan, pati vërejtje konkrete në nenin 5. Në vazhdim, anëtarët tjerë të Komisionit janë pajtuar me vërejtjen e këtij anëtari të Komisionit, kështu që në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të kërkohet ndryshimi i këtij neni, përkatësisht të mbetet neni ekzistues i Ligjit për dokumentet e udhëtimit.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim