Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
, 28.09.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Berim Ramosaj, kryetar i komisionit u diskutua për Raportin e Auditimit të Ministrisë së FSK-së, për vitin 2009.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, zv/ ministri Bexhet Brajshori, shefi operativ i ministrisë, gjeneral major Kadri Kastrati, si dhe sekretari i përgjithshëm, Shkëlzen Syla, të cilët kanë informuar më detajisht komisionin për raportin në fjalë.
Anëtarët e komisionit u dakorduan që ky raport të kalojë për shqyrtim në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe varësisht nga rekomandimet që do të dalin nga komisioni funksional, raporti në fjalë mund të procedohet me tutje.
Krejtësisht në fund, komisioni ka përkrahur raportin e komisionit nga vizita e realizuar në Ministrinë e FSK-së.