Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti drejtues të partive parlamentare
, 28.09.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës, ka pritur sot tre drejtues të partive parlamentare, zotërinjtë: Blerim Shala (AAK), Ibrahim Gashi (AKR) dhe Nexhat Daci (LDD), me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike në vend.
Zoti Krasniqi, gjatë ditëve të ardhshme, po në këtë cilësi, do të presë edhe drejtues të partive të tjera politike.
Zoti Krasniqi, gjatë ditëve të ardhshme, po në këtë cilësi, do të presë edhe drejtues të partive të tjera politike.