Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 28.09.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Zylfije Hundozi, kryetare e komisionit, morri pjesë ministri për Integrime Evropiane, Besim Beqaj, me ç‘rast ka informuar komisionin lidhur me angazhimet dhe sfidat e kësaj ministrie.
Ai fillimisht informoi komisionin lidhur me punën e Ministrisë së Integrimeve Evropiane duke sqaruar se është aprovuar rregullorja e punës së kësaj ministrie, konform vendimit të Qeverisë. Sipas tij ky dokument e rregullon punën e ministrisë në fjalë, nga aspekti intern si dhe komunikimin me ministritë e linjës. Po ashtu, ministri Beqaj tha se ministria ka prodhuar edhe një rregullore për zyrat për integrime evropiane dhe koordinim të politikave me ministritë e linjës.
Ministri Beqaj tha se është duke përfunduar procesi i imputeve të përmirësuara në Raportin e Progresit. “Jemi në një proces dinamik të punës për grumbullimin e të gjitha informatave lidhur me Raportin e Progresit”, tha ai, duke treguar më tej se MIE ka shqyrtuar të gjitha rekomandimet që kanë dalë në një matricë, pas seancës plenare të muajit korrik. “Kemi 52 institucione të cilat duhet të raportojnë lidhur me Raportin e Progresit dhe për të gjitha këto institucione ne kemi bërë një plan tjetër të veprimit për secilin institucion, se çfarë duhet të bëjnë. Më 20 shtator i kemi marrë të gjitha raportet e institucioneve me afat dhe tani jemi në proces të harmonizimit, ndërkaq këto raporte do t’i dorëzojmë në fillim të muajit të ardhshëm”, tha Beqaj.
Sipas tij e vetmja çështje që mbetet e hapur është aprovimi i ligjeve, për të cilat shpreson të miratohen deri në fund të javës së ardhshme, në mënyrë që më pastaj konform informatave që vijnë nga Kuvendi, do të kompletohet i gjithë raporti. Sipas tij të gjitha institucionet e vendit e kanë përmbyllur raportin dhe ka shënim cilësor të progresit.
Sa i përket liberalizimit të vizave ministri Beqaj tha se janë adresuar të gjitha çështjet që janë ngritur nga Komisioni Evropian. “Gjatë qëndrimit në Strasburg dhe në Bruksel kam pasur takim me deputetë të Parlamentit Evropian që merren me çështjen e Kosovës, ndërsa në Strasburg kam pasur takim me komisionerin Stefan Fyle, të cilin e kam informuar për plotësimin e kushteve nga ana jonë. Unë pres që shumë shpejt ata do ta marrin vendimin për lansimin formal të dialogut për liberalizmin e vizave. Ne po ashtu u kemi komunikuar me shkrim se Ligji për Ripranim është miratuar dhe kemi marrëveshje të përfunduara për ripranim me pesë shtete , ndërsa tetë shtete të tjera janë të iniciuara për ripranim”, tha Beqaj.
Ministri Beqaj iu është përgjigjur edhe pyetjeve të shumta të anëtarëve të komisionit, të cilët njëkohësisht e kanë përgëzuar punën e kësaj ministrie.
Në fund të mbledhjes Komisioni ka shqyrtuar edhe Projektligjin për Mbrojtjen e Natyrës, i cili projektligj u përkrah nga anëtarët e komisionit dhe mund të procedohet më tej.