Lajmet e fundit
Tryeza mbi barazinë gjinore e organizuar nga Grupi Joformal i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane
, 29.09.2010
Grupi Joformal i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane organizuan sot një tryezë lidhur me implementimin e ligjeve që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, si dhe për amendimin e ligjit zgjedhor. Në këtë tryezë, të cilën e kryesoi Flora Brovina, kryetare e Grupit, mori pjesë edhe veprimtarja e njohur për barazi gjinore dhe aktivitete për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri, znj. Stephenie Foster nga SHBA-ja, si dhe znj.Jennifer Washeleski, zëvendëskryetare për marrëdhënie publike në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë. Në fillim të punës së tryezës Flora Brovina, në emër të Grupit Joformal të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, i përshëndeti dhe u uroi mirëseardhje z. Foster dhe znj. Vasheleski. Znj. Foster në fillim theksoi se ndihet e nderuar që i jepet rasti që para deputeteve të Kosovës të flasë për fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe në vendimmarrje. Ajo në vijim foli gjerësisht për përvojën e saj dhe përgjithësisht amerikane në rrugën e avancimit të pozitës së gruas në shoqëri, sidomos kur është fjala për pjesëmarrjen e gruas në Kongres dhe në veprimtari të tjera në shoqëri.
Përvojat më të mira në SHBA dhe në botë tregojnë se pjesëmarrja grave në jetën parlamentare dhe në veprimtari tjera kontribuon shumë në mbarëvajtje të punës. Kontributi i gruas ndihet edhe në luftën kundër dukurive negative, siç është luftimi i korrupsionit. Po kështu, kontributi i grave vërehet edhe në tejkalimin e ndarjeve partiake , ose të tjera, pastaj në tejkalimin konflikteve e në arritjen e kompromiseve.
Kudo në botë gratë ndeshen me barriera të ndryshe, theksoi më tutje znj.Foster, por këto kalohen me angazhim këmbëngulës, duke përkrahur njëra-tjetrën në garën zgjedhore. Vetëm me vullnet, vetëm me organizim të mirë, gratë amerikane kanë arritur që në Kongres, nga pjesëmarrja prej një për qind e grave para 25 vjetësh, të arrijnë në 17 për qind të pjesëmarrjes së tyre aktualisht.
Znj. Foster përgëzoi gratë deputete për rezultatet e arritura në Kosovë, duke i trimëruar edhe më, që të jenë një zë në rrugën e fuqizimit të gruas në jetën parlamentare dhe kudo në segmentet tjerë të shoqërisë. Ajo vlerësoi edhe angazhimin e madh të grave deputete nga Kosova në luftë kundër dhunës në familje , si dhe në fushatën kundër kancerit të gjirit.
Në këtë tryezë u tha se pozita e gruas kosovare në vendimmarrje dhe përgjithësisht në shoqëri po përmirësohet. Në parlament gratë kanë të garantuar pjesëmarrjen prej 30 për qind, në qeveri ato janë të përfaqësuara në shkallën 14 për qind, ndërsa në institucionet komunale 34 për qind. Mirëpo, gratë duhet të bëjnë përpjekje që pozita e tyre të mos varet nga kuotat e përcaktuara, por ato të sigurojnë vendin e vet në Parlament, në qeverisje, në biznes e fusha të tjera me votën dhe kontributin e tyre në çdo rrjedhë të jetës institucionale e shoqërore. Në rrjedhë të debatit, Flora Brovina tha se inspirim për punën e grave deputete dhe për vetë themelimin e Grupit Joformal të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës ishte zonja e madhe e ish-sekretarja amerikane e shtetit, Medlin Ollbrajt.