Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
, 28.09.2010
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike i kryesuar nga z. Haki Shatri- kryetar, sot mbajti mbledhje ku u shqyrtuan dy pika të rendit të ditës: Raporti i auditimit të pasqyrave financiare të Kuvendit të Republikës së Kosovës përfundimish më 31 dhjetor 2009, si dhe Raporti i auditimit të pasqyrave financiare të Zyrës së Kryeministrit, deri në fund të vitit 2009.
Në këtë mbledhje, përveë anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe sekretari i Kuvendit të republikës së Kosovës, z. Ismet Krasniqi, sekretari i përhershëm i Zyrës së kryeministrit, z. Fitim Krasniqi, si dhe përfaqësuesit nga Zyra e Auditorit Gjeneral, OSBE-së, NDI-së dhe KDI-së.
Në këtë mbledhje, duke e marrë fjalën, sekretari i Kuvendit të republikës së Kosovës, z. Ismet Krasniqi, thekso se shikuar në përgjithësi , Zyra e Auditorit Gjeneral ka dhënë vlerësim pozitiv në lidhje me Raportin për pasqyrat financiare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe siç u theksua në këtë Raport nuk ka asnjë veprim negativ financiar. Në vazhdim, z. Krasniqi theksoi se në vitin 2005, Zyra e Auditorit Gjeneral i ka dhënë gjithsej 22 rekomandime, kurse për vitin e kaluar 2009 i ka dhënë gjithsej 9 rekomandime. Sekretari Krasniqi në vazhdim theksoi se në realizimin e investimeve kapitale dhe në prokurimin publik ka disa probleme, por që këto proleme në të ardhmen mund të eliminohen.
Në të njëjtën mbledhje, sekretari permanent i Zyres së kryeministrit, z. Fitim Krasniqi, në lidhje me Raportin e auditimit të pasqyrave financiare në Zyrën e kryeministrit të Kosovës, anëtarëve të Komisionit ua dha disa sqarime shtesë.
Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre dy raporteve për miratim në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.