Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 30.09.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, të kryesuar nga Shpresa Murati, zëvendëskryetare e Komisionit, vazhdoi shqyrtimi i Projektligjit për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Gjatë debatit anëtarët e Komisionit përcaktuan disa nga kompetencat e Komisionit Qendror të Regjistrimit dhe të komisioneve komunale, si dhe numrin e anëtarëve të KQR-së. U saktësuan edhe nenet që kanë të bëjnë me donacionet dhe me çështjen e aprovimit dhe publikimit të rezultateve të regjistrimit.