Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 29.09.2010
Anëtarët e Komsionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, sot u takuan me dy anëtarë të Sindikatës së UNIA-s nga Zvicërra. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shkëmbimi i dyanshëm i informatave në lidhje me ndërprerjen e njëanshme të Marerëveshjes nga Qeveria e Zvicrrës për pensionet invalidore për ata qytetarë të Kosovës që kanë punuar në këtë shtet.
Në këtë mbledhje, duke folur për ndërprerjen e njëanshme, nga Qeveria e Zvicrrës, të Marrëveshjes për pensionet invalidore të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë punuar në këtë shtet, sekretari politik për migrime në Sindikatën e UNIA-s, z. Osman Osmani, dhe specialisti për sigurime në këtë sindikatë, z. Ruzhdi Ibrahimi, theksuan se deri më tani rreth 200 qytetarë këto pensione i kanë marrë rregullisht, por për shkak të disa parregullsive, keqpërdorimeve nga disa shfrytëzues të këtyre pensioneve invalidore, dhe për shkak të disa kërcënimeve ndaj të punësuarëve të Agjencisë zvicërrane, të cilët e kanë mbikëqyrë zbatimin konsekuent për marrjen e këtyre pensioneve invalidore( këto janë arsyetime nga Qeveria zvicërrane), Qeveria e Zvicrrës në mënyrë të njëanshme ka ndërprerë Marrëveshjen dhe shfrytëzuesve të këtyre pensioneve invalidore më nuk ua paguan mjetet. Njëherit, për shkak të ndërprerjes së Marrëveshjes, në periudhën e ardhshme kohore mund të vie edhe deri te ndërprerja edhe në lëmin e sigurimit shëndetësorë , ku do të viheshin në pyetje rreth 170.000 qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicërr. Përfaqësuesit e Sindikatës UNIA nga Zvicrra në fund apeluan që, Qeveria e Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Grupi ndërkombëtar, sa më shpejtë të merren me këtë çështje urgjente dhe sa më shpejtë me Qeverinë zvicërrane të gjendet një zgjidhje.
Në vazhdim të këtij takimi, u theksua se para një kohe grupi ndërministror e ka vizituar Zvicrrën dhe ka apsur bisedime me përfaqësuesit e Qeverisë së Zvicrrës në lidhje me këtë situatë, por Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, për rrjedhën e këtyre bisedimeve të përbashkëta nuk ka kurrfarë informatash. Në lidhje me këtë, në fund të këtij takimi u nxor Konkludimi që, në një afat sa më të shkurtër kohor, në mbledhjen e Komisionit të ftohen edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Ministrisë për Punë të Brendshme, Ministrisë për Punë të Jashtme dhe asaj për Shëndetësi,për të diskutuar edhe një herë për këtë temë.