Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
, 01.10.2010
Sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtuan tri projektligje: Projektligji për energjinë elektrike, Projektligji për mbrojtjen e konkurrencës dhe Projektligji për patenta.
Komisioni pasi që shqyrtoi raportin final të grupit punues, vendosi që të gjitha amendamentet të inkorporohen në Projektligjin për energjinë elektrike, dhe t’i propozohen Kryesisë së Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm sipas Rregullores së Kuvendit.
Në vazhdim të mbledhjes, komisioni diskutoi edhe rreth Projektligjit për mbrojtjen e konkurrencës. Lidhur me këtë, anëtarët e komisionit u dakorduan që Projektligji për mbrojtjen e konkurrencës, me plotësimet dhe ndryshimet e paraqitura nga grupi punues, të kalojë në procedura të mëtutjeshme për miratim nga deputetët, në një nga seancat e radhës. Anëtarët e Komisionit vendosën që edhe Projektligji për patenta të procedohet në Kuvend, për t’iu nënshtruar dëgjimit të parë nga deputetët.