Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 04.10.2010
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës, shqyrtoi dhe përkrahu sot raportet me amendamente të komisioneve funksionale në një sërë projektligjesh.
Anëtarët e komisionit i dhanë përkrahje raporteve me amendamente të komisioneve funksionale në Projektligjin për rregullatorin e energjisë, në Projektligjin për themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë, në Projektligjin për energjinë elektrike si dhe në atë për mbrojtjen e konkurrencës. Të njëjtat, u proceduan për shqyrtim të mëtutjeshëm dhe miratim në Kuvend.
Në këtë mbledhje, të cilën e kryesoi kryetari Bahri Hyseni, u diskutua edhe për rezultatet e grupit punues në Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës së UÇK-së dhe familjeve të tyre.