Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti një grup studentësh amerikanë
, 04.10.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i cili ushtron edhe detyrën e presidentit të vendit, ka pritur sot një grup studentësh nga universitete të ndryshme amerikane që aktualisht vazhdojnë studimet në Kopenhagë të Danimarkës. Ai i ka njoftuar studentët amerikanë për zhvillimet në Kosovë dhe rreth saj, si dhe për stabilitetin politik të vendit, duke theksuar në mënyrë të veçantë opinionin pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, i cili është pasqyruar edhe në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e njeh këtë opinion dhe u hap rrugën njohjeve të reja për Kosovën, pos njohjes, deri më tani, nga 70 vende të ndryshme të botës, të cilat krijojnë më shumë se dy të tretat e brutoprodhimit botëror.
Krasniqi në vazhdim ka folur për punën e suksesshme të kësaj Legjislature, gjatë së cilës janë miratuar mbi 170 ligje, të cilat rregullojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të drejtat e komuniteteve , ndërtimin e institucioneve demokratike, zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe atë demokratik të vendit.
Krasniqi ka pohuar vullnetin e fuqishëm të institucioneve të Kosovës dhe të qytetarëve të saj për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet fqinje, duke përfshirë edhe Serbinë. Kosova ka marrë obligime për respektimin e së drejtës ndërkombëtare, duke u bërë faktor paqeje e qëndrueshmërie në rajon, ka thënë Krasniqi, duke u shprehur optimist për anëtarësimin në një kohë jo të largët të Kosovës në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Në vazhdim kreu i Kuvendit, Krasniqi, ka folur për rregullimin kushtetues të vendit që bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të drejtës për pronën, mbrojtjes së mjedisit, drejtësisë sociale, ekonomisë së hapur të tregut. Kushtetuta, ka theksuar kreu i Ku vendit, përcakton institucionet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv, të gjyqësisë, pushtetin lokal dhe institucionet e pavarura dhe përcakton Republikën e Kosovës si shtet laik që promovon tolerancën ndërfetare.
Krasniqi tutje ka folur për kohezionin politik të vendit, për sigurinë dhe menaxhimin e suksesshëm të situatave, për raportet ndëretnike në Kosovë, si dhe për decentralizimin, që siguron të drejta shtesë për bashkësitë e tjera etnike, sidomos për serbët, që e bëjnë Kosovën shembull të mirë për vendet e rajonit e më gjerë. Ai ka theksuar synimet për zhvillim të suksesshëm ekonomik të vendit, për zvogëlimin e papunësisë dhe zhdukjen e varfërisë, kurse në planin e jashtëm ka përmendur integrimet evropiane euroatlantike të vendit.
Kryeparlamentari Krasniqi gjatë këtij takimi tepër miqësor u është përgjigjur pyetjeve të shumta të studentëve amerikanë që kishin të bënin me ardhmërinë e Kosovës, sidomos të të rinjve të saj, për sa i përket arsimimit më cilësor, punësimit, tejkalimit të mosdurimit nacional për shkak të shtypjes së gjatë dhe luftërave, etj.. Ndërkaq, interesimit të mysafirëve se si do të reflektohen në Kosovë raportet e reja të Serbisë me BE-në, Krasniqi i është përgjigjur prerë: “ Nuk e shohim të dëmshëm për Kosovën afrimin e Serbisë me BE-në”.