Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...

, 06.10.2010




Sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtuan katër projektligje: Projektligji për energjinë nr. 03/L-184, Projektligji për rregullatorin e energjisë, Projektligji për energjinë elektrike nr.03/ L-201, dhe Projektligji për mbrojtjen e konkurrencës.

Raportin final për këto projektligje e paraqiti nënkryetari i parë i Komisionit, Ethem Çeku. Komisioni pasi shqyrtoi rekomandimet e propozuara, vendosi që në formë amendamentesh të inkorporohen në Projektligjet përkatëse, dhe t’i propozohen Kryesisë së Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm (miratim në seancën e radhës).
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...