Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi uron homologun boshnjak, Belkiq
, 08.10.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, ka uruar sot kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Bosnje e Hercegovinës, Sh. T. Zoti Beriz Belkiq, me rastin e miratimit nga Parlamenti Evropian të raportit për liberalizimin e vizave.
Në telegramin e urimit të kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:
I nderuar Zoti Beriz Belkiq,
Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Kuvendit dhe të popullit të Republikës së Kosovës t'ju uroj Juve dhe popullit të Bosnje e Hercegovinës votimin e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Evropian.
Duke përshëndetur miratimin e raportit për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian, i cili hap rrugën lëvizjes së lirë të qytetarëve, shpreh bindjen time të thellë në suksesin e Bosnje e Hercegovinës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Ju siguroj, Shkëlqesi që Republika e Kosovës do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona.
Pranoni konsideratën time më të lartë për Ju dhe për vendin tuaj.