Lajmet e fundit
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 08.10.2010
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, filloi shqyrtimin e Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. Në fakt, në mbledhjen e sotme , pasi u vlerësua se Projektligji nuk ka mangësi të mëdha, ekspertët parashtruan disa vërejtje, që kishin të bënin më shumë me disa saktësime në disa nene ose paragrafe, duke synuar që formulimet e dispozitave të jenë sa më të qarta e koherente ndërmjet tyre. Pas harmonizimit të këtyre vërejtjeve pritet që në javën e ardhshme të fillojë amendamentimi i projektligjit nga ana e komisionit.