Lajmet e fundit
Komisioni për Buxhet dhe Financa organizon Konferencën e komisioneve parlamentare për Buxhet të vendeve të Evropës Juglindore
, 08.10.2010
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 10, 11 dhe 12 tetor 2010, organizon në Prishtinë Konferencën e parë të komisioneve parlamentare për Buxhet të vendeve të Evropës Juglindore, me temën “Roli i parlamenteve në procesin buxhetor”.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë anëtarë të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të institucioneve të vendit, përfaqësues të komisioneve për buxhet të vendeve të Evropës Juglindore dhe atij të Gjermanisë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë, të akredituar në Prishtinë.
Ceremonia e pritjes do të zhvillohet të dielën, më 10 tetor, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke filluar në orën 18:30, me ç’rast anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti, do të mbajë një fjalë përshëndetëse.
Më 11 dhe 12 tetor, Konferenca zhvillon punimet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Salla P 38, kati I, duke filluar në orën 9:00.
Konferenca do të jetë e hapur për media.
Bashkangjitur gjeni agjendën e Konferencës.
Konferenca e parë e Komisioneve Parlamentare për Buxhet të Vendeve të Evropës Juglindore
Roli i Parlamenteve në Procesin Buxhetor
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, kati I, salla P 38
E diel, 10 tetor 18:30
Koktej mirëseardhjeje
Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, Holli I Parlamentit, kati I
19:00 Fjalim mirëseardhës
Xhavit Haliti, Anëtar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
E hënë, 11 tetor 09:00
Hapja e Konferencës
Gani Koci, Kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës
H.E. Hans-Dieter Steinbach, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë
Dr. Michael Nebelung, Drejtor i Zyrës së GTZ-së në Kosovë
09:30 Një Komision për Buxhet i fuqishëm, parlamenti i fuqishëm, demokraci e fortë
Petra Merkel - Deputete, Kryetare e Komisionit për Buxhet të Bundestagut Gjerman
10:15 Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe Parlamentit në procesin buxhetor
Ahmet Shala, Ministër i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës
11:15 Kontrolli ndaj qeverisë – Komisionet parlamentare të buxhetit si kujdestarë të parasë së taksapaguesve
Kemal Purisic – Deputet, Anëtar i Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet të Parlamentit të Malit të Zi
14:00 Panel diskutimi i kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Buxhet
Si mund të kontribuojnë parlamentet në arritjen e Qeverisjes së Mirë Financiare në vendet e rajonit
Moderator: Ramadan Islami, Projekti i GTZ-së për Fuqizimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa (hyrje 5 – 10 minuta)
Panelistët: Gani Koci - Deputet, Kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Edmond Spaho - Deputet, Kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Julieta Marku - Deputete, Anëtare e Komisionit për Financa dhe Buxhet të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë
Kemal Purisic - Deputet, Anëtar i Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet të Parlamentit të Malit të Zi
Pyetje dhe përgjigje
16:00 Politika buxhetore në Bashkimin Europian – Nevoja për Bashkëpunim ndërmjet Parlamenteve
Göran Färm - deputet, Anëtar i Komisionit për Buxhet të Parlamentit Europian
16:45 Përfundimet për ditën e parë të konferencës
Naser Osmani - deputet, Zëvendës-kryetari i pare i Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës
17:00 Press Conference
E martë, 12 tetor
09:00 Rritja e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore – Parlamentet si urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe shtetit

09:30 Fuqizimi i zhvillimit në rajon- Një sfidë për politikat buxhetore

10:30 Diskutim në panel
Financimi i projekteve të mëdha të infrastrukturës në rajon
Moderatore: Ute Rodrian, Drejtoreshë e Zyrës Rajonale e KfW-së
Panelistët:
Myrvete Pantina – Deputete, Anëtare nga Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës
Kemal Purisic – Deputet, Anëtar nga Komisioni për Ekonomi, Financa dhe Buxhet i Parlamentit të Malit të Zi
Sonja Gjellova-Stojanova - Deputete, Anëtare e Komisionit për Financa dhe Buxhet të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë
12:00 Fjalim përmbyllës nga Gani Koci – deputet, Kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës
Press Conference
Përfundimi i konferencës