Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 11.10.2010




Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i komisionit, u shqyrtua raporti përfundimtar i Projektligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Raporti me amendamentet e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri u përkrah nga anëtarët e komisionit dhe mund të procedohet në seancë plenare.

Gjatë këtij takimi Mustafa njoftoi anëtarët e komisionit se gjatë ditës së nesërme Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri do të mbajë një tryezë të rrumbullakët lidhur me Projektligjin për Shërbimet e Sigurisë private.

Anëtarët e komisionit po ashtu kanë diskutuar edhe për gjendjen e sigurisë në vend.
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri