Lajmet e fundit
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, priti shefin e EULEX-it, Iv De Kermabo
, 12.10.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe njëherësh ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim lamtumirës me shefin e EULEX-it, Iv De Kermabo. Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi e falënderoi z. Kermabo për angazhimin që ka pasur në Kosovë , jo vetëm si shef i EULEX-it , por edhe si komandant i mëhershëm i KFOR-it, duke kontribuar aq shumë për sigurinë në Kosovë.
Pasi shprehu falënderimin për këtë pritje, Z. Kermabo vlerësoi ndryshimet e mëdha që janë bërë në Kosovë, posaçërisht pas pavarësisë, si dhe rolin e EULEX-it në këto procese.
Në vijim z. Kermabo foli për përvojën e tij shumë përmbajtjesore gjatë ushtrimit të detyrave në Kosovë. Në këtë frymë ai theksoi se me emocione po ndahet nga Kosova, në të cilën ka kaluar një kohë të gjatë , qoftë si ushtarak , qoftë si shef i EULEX-it. ”Jam përpjekur gjithnjë për të mirën e këtij vendi dhe të qytetarëve dhe kam krijuar shumë miq këtu, ndaj edhe Kosova mund të llogarisë në mua në një mik të saj. Për Kosovën do të angazhohem gjithnjë ”, u shpreh Kermabo.