Lajmet e fundit
Nga dëgjimi publik i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
, 12.10.2010
Në kuadër të angazhimit për nxjerrjen e një ligji sa më adekuat konform rrethanave në Kosovë, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot organizoi Tryezë Pune, për të debatuar rreth Projektligjit për persona të zhdukur. Tryeza zhvilloi punimet nën kryesimin e kryetarit të Komisionit, Fatmir Rexhepi. Përveç anëtarëve të komisionit, morën pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Qeveritarë për Persona të Pagjetur, EULEX-it, Këshilli të Asociacionit të familjeve të të zhdukurve, përfaqësues të shoqatës Thirrjet e Nënave dhe Zëri i Prindërve, OSBE-së dhe KMDLNJ-së.
Në hapje të punimeve kryetari Rexhepi pasi përshëndeti të pranishmit tha se qëllimi i kësaj tryeze është të shqyrtohet Projektligji për persona të zhdukur, dhe me anë të dispozitave ligjore, të krijohen mekanizma adekuat për mbrojtjen dhe mbështetjen e kësaj kategorie. “Është në nderin dhe interesin tonë të ndërtojmë bazë ligjore adekuate në pajtim me Konventat Ndërkombëtare për këtë kategori”, tha kryetari i Komisionit, Rexhepi.
Në vijim, Rexhepi shprehu besimin se kjo tryezë pune do të ndikojë në nxjerrjen e rekomandimeve, të cilat do të ndihmonin që të kemi një Ligj të mirë për Persona të pagjetur. Në vijim të debatit, përfaqësuesi i Këshillit të Asociacionit të familjeve të të zhdukurve, Haki Kosumi, duke bërë vlerësimin e Projektligjit vuri në pah se kompletimi i Projejektligjit është stërzgjatur, dhe dallon shumë nga versioni i parë e që ishte propozuar nga asociacioni që ai përfaqëson. Ai në vijim dha edhe vërejtje tjera të cilat u përkrahën edhe nga të tjerët. Vërejtjet kishin të bënin me vlerësimin e periudhës së luftës në Kosovë, që termi konflikt, të zëvendësohet me luftë të armatosur. Edhe përfaqësuesi i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, ishte i mendimit se periudha në të cilën personat janë zhdukur duhet saktësuar më qartë dhe Projektligji duhet trajtuar në aspektin humanitarë e jo politikë. Përfaqësuesja e shoqatës Thirrjet e Nënave, Nusrete Kumnova, u shpreh se Projektligji nuk trajton njëjtë familjet e dëshmorëve dhe ato të të zhdukurve. Po ashtu, Kumnova vuri në pah se përpos memorialit qendror për të pagjeturit, memoriale të ndërtohen edhe në komuna. Përfaqësuesit e shoqatës Zëri i Prindërve, Sheremet Ademi dhe Bajram Çerkini, u angazhuan që Projektligji të sjellë dispozita ligjore që mundësojnë zbardhjen e fatit për të pagjeturit.
Në përmbyllje të punimeve, kryetari i Komisionit propozoi që grupit punues të Komisionit, në fazën e amendamentimit të Projektligjit ti bashkëngjiten edhe Haki Kosumi, nga Asociacioni i familjeve të të zhdukurve, Lulzim Alijaj nga Zyra e Kryeministrit, Sheremet Ademi dhe Nustrete Kumnova përfaqësues të familjeve të të zhdukurve dhe Arsim Gërgjaliu nga departamenti i mjekësisë ligjore.
Në fund të debatit u arrit pajtimi që grupi punues tashmë në përbërje të re, të amendamentojë projektligjin në mënyrë që gjatë muajit nëntor të procedohet në Kuvend.