Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit
, 12.10.2010
Komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit, i kryesuar nga Hydajet Hyseni – Kaloshi, kryetar i Komisionit, diskutoi sot lidhur me zbatimin e rregullave të afateve gjatë shqyrtimit të projektligjeve, në funksion të dinamizmit të procedurës së shqyrtimit të projektligjeve. Gjatë debatit u tha se ngadalësimin e shqyrtimit të projektligjeve po e shkakton edhe vonesa e caktimit të komisionit funksional raportues për projektligjin përkatës. Shih për këtë u propozua që paraprakisht të caktohet për secilin projektligj, cili komision do të jetë raportues. Komisioni duke u angazhuar për respektimin e afateve të shqyrtimit të projektligjeve sipas Rregullores së Kuvendit përcaktoi edhe dinamikën e shqyrtimit të disa projektligjeve nga fushëveprimi i vet.