Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
, 12.10.2010
Sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtua Projektligji për rezerva shtetërore të mallrave. Komisioni pasi shqyrtoi raportin final me rekomandimet e propozuara të grupit punues, e përkrahu atë dhe vendosi që ky Projektligj të kalojë në procedura të mëtutjeshme nëpër komisionet kryesore. Ndërkaq, pasi shqyrtimit të Raportit për monitorimin e Ligjit për telekomunikacionin, Komisioni vendosi që edhe një herë të mblidhet grupi punese që t’i riformulojë rekomandimet lidhur me të.
Lidhur me sfidat që paraqiten në Raportin e Progresit për vitin 2010, Komisioni vlerësoi se me aprovimin e Projektligjit për energjinë elektrike, është plotësuar detyrimi nga komisioni funksional.
Lidhur me sfidat që paraqiten në Raportin e Progresit për vitin 2010, Komisioni vlerësoi se me aprovimin e Projektligjit për energjinë elektrike, është plotësuar detyrimi nga komisioni funksional.