Lajmet e fundit
Dita e dytë e Konferencës së komisioneve parlamentare për Buxhet të vendeve të Evropës Juglindore
, 12.10.2010
Pjesëmarrësit e Konferencës së parë parlamentare për Buxhet të vendeve të Evropës Juglindore, në ditën e dytë të saj, të cilën e kryesoi Gani Koci, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, kanë vazhduar diskutimet rreth çështjeve buxhetore dhe mundësisë së bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.
Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, e vlerësoi Konferencën si një nismë të mirë për një bashkëpunim më të thellë ndërmjet shteteve të Ballkanit në të gjitha fushat dhe potencoi se konferenca të tilla duhet të mbahen edhe në vende të tjera.
Duke folur rreth temës: Rritja e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore – Parlamentet si urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe shtetit, Haliti dha një pasqyrë të punës së Kuvendit të Kosovës dhe arsyet pse lidhja ndërmjet qytetarëve dhe legjislativit nuk është në nivelin e kënaqshëm. Ai tha se ka pasur fushata të padrejta ndaj Kuvendit dhe kjo ka ndikuar që të ketë rënie të autoritetit të tij.
“Kur angazhimi i drejtuesve të parlamentit dhe i deputetëve ka qenë permanent, siç është në vitin e fundit, në mbajtjen e rregullt të seancave dhe mbledhjeve të komisioneve, në angazhimin e rregullt të Kryesisë dhe në angazhimin e madh të kryetarit të Kuvendit, grafikoni i besueshmërisë së qytetarëve ka ndryshuar”, tha Haliti, duke vlerësuar se debati në Kuvendin e Kosovës nuk është i përmasave të parlamenteve të regjionit. Kjo, sipas tij, jo pse debati nuk lejohet, por, sepse qasja profesionale në debat, veçanërisht lidhur me miratimin e ligjeve, rreth miratimit të legjislacionit e të buxhetit, ka munguar deri më tani. Por, sipas tij, tashti kjo ka filluar dhe shfaqi besimin që në legjislaturën e ardhshme do të jetë më e mirë.
Haliti tha se debati nuk i është mohuar askujt, ndërsa Kuvendi ka mbështetje edhe për faktin se brenda tij nuk kanë ndodhur konflikte të mëdha, siç ka ndodhur në shtete të tjera.
Kryetari i Komisionit për Ekonomi dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Edmond Spaho, në trajtesë të temës: Fuqizimi i zhvillimit në rajon- një sfidë për politikat buxhetore, tha se nga pikëpamja ekonomike, vendet e Ballkanit, si ekonomi relativisht të vogla dhe në përgjithësi jo shumë të hapura, nuk mund të gjenerojnë një kërkesë të mjaftueshme për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë ekonomik dhe social. Sipas tij, kjo bën që perspektivat individuale të këtyre vendeve në zhvillim e prosperitet të shihen gjithnjë e më tepër të ndërvarura nga njëra-tjetra dhe të mbështetura në procese bashkëpunimi me përfitim reciprok.
“Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se bashkëpunimi ndërmjet vendeve është mese i domosdoshëm për një zbatim efektiv të reformave, për të siguruar ritme të larta dhe të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik, përfshirë stabilitetin e vet rajonit”, theksoi Spaho.
Drejtoresha e Zyrës Rajonale e KfË-së, Ute Rodrian foli për ndihmën që qeveria gjermane ka dhënë për vendet e rajonit, në veçanti për Shqipërinë dhe Kosovën në fusha të caktuara, siç është furnizimi me ujë, riciklimi i ujërave të zeza, energjetika etj. Ajo tha se Kosova gjithnjë e më tepër po bëhet shtet operacional, ndërsa vlerësoi se për shkak të dallimeve, ajo s’mund të funksionojë si Gjermania. “Të mësoni nga Gjermania, por të mos bëheni kopje e saj”, tha ajo.
Deputetja Myrvete Pantina, theksoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në rrugën drejt integrimit evropian, ndërsa në këtë proces kërkohet punë dhe përgatitje sipas standardeve të Bashkimit Evropian. “Integrimi i Kosovës me vendet e rajonit është imperativ i kohës dhe kjo do të kishte dy efekte pozitive: Kosova do të pranohej si partner i barabartë dhe do të ndikonte në zhvillimin ekonomik”, tha Pantina.
Anëtarja tjetër e Komisionit për Buxhet, Safete Hadërgjonaj, foli rreth investimeve të deritashme në Kosovës, performancës dhe transparencës. Deputetja Rita Hajzeraj, ndërkaq, vlerësoi se ende mungojnë ekspertiza të mirëfillta të cilat do të shërbenin për hartimin e strategjive për zhvillim ekonomik. Rreth domosdoshmërisë së krijimit të strategjive të tilla, foli edhe deputeti Xhevdet Neziraj, i cili tha se periudha e menaxhimit ekonomik nga ana e UNMIK-ut, përveç të arriturave, ka sjell edhe ngecje.
Edmond Spaho, duke u përgjigjur në shqetësimin rreth kushteve në portin e Shëngjinit dhe mundësisë së investimeve në të nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që ai të mos jetë vetëm port i Kosovës por rajonal, tha se kjo çështje është ende në fazën e idesë dhe mund të ketë shumë opsione. Ndërkaq, sa i përket Hidrocentralit të Zhurit, ai tha se Qeveria e Shqipërisë dëshiron të bisedojë me Qeverinë e Kosovës për kapërcimin e problemeve eventuale teknike.
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Gani Koci, potencoi mungesën e informacioneve në çështje të caktuara dhe tha se ka ngritur çështjen e mbikëqyrjes së donacioneve në sektorin e energjisë. Sa i përket hartimit të strategjisë nacionale të zhvillimit ekonomik, ai tha se kjo duhet të bëhet mbi bazën e të dhënave statistikore, të cilat i mungojnë Kosovës si pasojë e mosregjistrimit të popullsisë. Ai tha se në aspektin ligjor, Kosova ka krijuar një bazë juridike sipas standardeve evropiane.
Në mbyllje të Konferencës, Koci i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe uroi që takime të ngjashme, me pjesëmarrje edhe më të gjerë, të mbahen edhe në të ardhmen.