Lajmet e fundit
Mbledhje e përbashkët e Komisionit për Legjislacion dhe atij për Shëndetësi...
, 15.10.2010
Është krijuar sot grupi i përbashkët punues i dy komisioneve të Kuvendit të Kosovës, të cilat do ta shqyrtojnë dhe amendamentojnë Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë e Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi dhe Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në një mbledhje të përbashkët me shefat e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme, e cila u kryesua nga kryetarët e komisioneve respektive, Bahri Hyseni e Sadik Idriz, kanë diskutuar për modalitetet e punës gjatë shqyrtimit të këtij projektligji dhe janë pajtuar për organizimin e një dëgjimi publik brenda dy javëve. Gjithashtu, u dakordua që shefat e grupeve parlamentare të jenë pjesë e diskutimeve dhe vendimeve në fund të procesit.
Diskutuesit e vlerësuan projektligjin si shumë të rëndësishëm për këtë kategori të shoqërisë së Kosovës, i cili, si i tillë, kërkon trajtim serioz. Ishte qëndrim i përbashkët se miratimi i tij duhet të bëhet gjatë kësaj legjislature, ndërsa zbatimi të nis në fillim të vitit të ardhshëm.
Pjesë e diskutimeve ishte edhe çështja e kostos buxhetore të tij si dhe e evidentimit të saktë të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Në mbledhje u tha se gjatë shqyrtimit të projektligjit mund të bëhen ndërhyrje, por jo të ndryshohet baza e tij.