Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 19.10.2010
Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Sabri Hamiti, kryetar i komisionit, ka përkrahur amendamentet e propozuara nga grupi punues në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës. Të njëjtat iu proceduan komisioneve të tjera të Kuvendit për shqyrtim dhe procedim të mëtutjeshëm në mbledhje plenare.
Anëtarë të Komisionit, projektligjin e vlerësuan të hartuar mirë dhe që i plotëson kriteret për protokoll të një shteti. U tha se projektligji është i hartuar në frymën e protokollit të Republikës së Shqipërisë.
Tutje, komisioni diskutoi për Samitin e kryetarëve të komisioneve të Punëve të Jashtme të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore të mbajtur javë më parë në Prishtinë, të cilin e vlerësoi të suksesshëm, të vlefshëm dhe shumë të rëndësishëm për komisionin dhe Kuvendin në tërësi. Deklaratën e miratuar në fund të këtij samiti, kryetari Hamiti e vlerësoi të mirë dhe shumë të rëndësishme, e cila, siç tha ai, të nesërmen, është kërkuar edhe nga Bashkimi Evropian. Hamiti tha se për organizimin e samitit ka marrë letra përgëzimi nga kolegët e tij dhe se njëherësh ka pasur efekte të drejtpërdrejta edhe në komunikim me Parlamentin Evropian.
Edhe anëtarë të tjerë të komisionit dhanë vlerësime pozitive për organizimin e takimit, duke konkluduar se ai i ka dhënë performancë të mirë komisionit dhe Kuvendit të Kosovës, i cili, siç u tha, ka treguar se ka kapacitete për të organizuar ngjarje të tilla.
Në këtë mbledhje u njoftua edhe për ftesën zyrtare të ardhur nga Parlamenti i Maqedonisë në adresë të komisionit, për vizitë këtij parlamenti.