Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 19.10.2010
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që mbledhja plenare e Kuvendit të mbahet më 28 tetor, si dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë.
Pas kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pas shterimit të pikës së rëndomtë të rendit të ditës së mbledhjeve të rregullta të Kuvendit - pyetjet parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, në këtë mbledhje për herë të parë do të shqyrtohen: Projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia ndaj palëve të treta, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisjen Lokale, Projektligji për Gjendjen Civile, si dhe Projektligji për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës. Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohet Projektligji për aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës.
Në të njëjtën mbledhje plenare do të shqyrtohet Korniza Afatmesme e Shpenzimeve të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2013.
Kuvendarët e Kosovës në këtë seancë do të kenë debat parlamentar (sipas kërkesës së deputetit Driton Tali) lidhur me garancionin bankar të operatorit mobil “Kosmoc”.
Anëtarët e Kryesisë janë njoftuar për qëndrimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Raportin vjetor të BQK-së, si dhe kanë vendosur që ky raport të nxirret për shqyrtim në Kuvend.