Lajmet e fundit
Nga punimet e tryezës me temën ” Përparimi dhe sfidat brenda kornizës së objektivave zhvillimore të Mijëvjeçarit”
, 19.10.2010
Kuvendi i Kosovës sot organizoi një tryezë pune me temën “Përparimi dhe sfidat brenda kornizës së objektivave zhvillimore të Mijëvjeçarit”, në të cilën, në emër të Kryetarit të Kuvendit fjalën, e rastit e mbajti anëtari i Kryesisë së Kuvendit Xhavit Haliti. Në këtë tryezë merrnin pjesë shumë organizata të OKB-së të akredituara në Kosovë, si: UNICEF, UNIFEM, ADA, OHCHR, ËHO, UNDPI, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ekspertë të lëmenjve përkatës, donatorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Duke falënderuar dhe shprehur mirëseardhje të pranishmëve, Haliti në fillim të fjalës së tij tha se, është ky një rast i mirë që përfaqësues të të gjitha strukturave me ndikim në ecurinë e agjendave zhvillimore të Kosovës, të diskutojnë të arriturat dhe mangësitë që dalin nga korniza e objektivave zhvillimore të Mijëvjeçarit dhe e përfshirjes sociale. Duke folur për pengesat që ka hasur Kosova në përmbushjen e objektivave zhvillimore të Mijëvjeçarit, Haliti theksoi faktin se për shkak të statusit politik, Kosova e kishte të pamundur të përfshihej në nxjerrjen e Deklaratës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara për objektivat e Mijëvjeçarit në Samitin e vitit 2000. Megjithatë vlerësoi ai,”Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet tjera dhe shoqëria civile janë të përkushtuar që deri në vitin 2015 të shkojnë drejt zhdukjes së varfërisë së skajshme, të mundësojnë edukimin fillor për të gjithë, të mundësojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin e rolit të femrave në shoqëri, të ngritin cilësinë e kujdesit shëndetësor për të gjithë, të punojnë në mbrojtjen e ambientit dhe të sigurojnë kushte për partneritet ndërshtetëror me vendet e zhvilluara”.
Në vijim të punimeve, znj. Nora Sahatçiu menaxhere e projektit të UNDP-së, paraqiti objektivat zhvillimore të Mijëvjeçarit duke vlerësuar edhe përmbushjen e tyre sipas kritereve dhe standardeve bashkëkohore. Nga tetë objektivave zhvillimore, vetëm një ka përmbushur kriteret për vlerësim pozitiv gjatë studimit tonë, tha znj. Sahatçiu . Më tej ajo shtoi se zhdukja e varfërisë së skajshme dhe reduktimi i varfërisë, promovimi i barazisë gjinore, zvogëlimi i vdekshmërisë te foshnjat e porsalindura, zvogëlimi i vdekshmërisë së nënave gjatë lindjes, lufta kundër HIV/AIDS dhe tuberkulozit, sigurimi i qëndrueshmërisë së mjedisit janë çështje që duan përkushtim edhe më të madh në të ardhmen. Ndërkaq, është shënuar arritje në shkollimin fillor për të gjithë dhe përmirësim i cilësisë së tij vlerësoi ajo. Në debat u angazhuan deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët u shprehën se ndër çështjet më shqetësuese mbetet numri i madh i vdekshmërisë tek të porsalindurit dhe numri i madh i nënave që vdesin gjatë lindjes. Lidhur me këtë, deputeti Naser Rugova tha se kemi obligim të angazhohemi me politika konkrete, duke vënë prioritet sektorin e shëndetësisë. Edhe deputetët tjerë: Flora Brovina, Naim Rrustemi, Hydajet Hyseni dhe Branisllav Gërbiç gjatë debatit vlerësuan se megjith të arriturat, Qeverisë i mbetet ende shumë për të bërë në përmbushjen e objektivave të Mijëvjeçarit. Deputetët, po ashtu u shprehën se raporti përfshinë periudhën e prezencës me ndikim të UNMIK-ut në Kosovë, por të dhënat tregojnë se Kosova ka bërë përpjekje të gjejë rrugën e vet për realizimin e objektivave të Mijëvjeçarit. Konstatimit të deputetëve se pa regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, nuk mund të ketë as statistika të sakta nga Enti i Statistikave të Kosovës, iu bashkëngjitën të pranishmit duke vlerësuar se statistikat e deritashme mund të jenë irelevante.
Luciano Calestin, përfaqësues i UNDP-së, vlerësoi se problemet janë shumë komplekse, andaj objektivat zhvillimore të Mijëvjeçarit janë shumë sfiduese, por angazhimet duhet të jenë të pareshtura dhe përkujtoi se 48 për qindë e fëmijëve jetojnë me më pak se një dollar në ditë. Ndërkaq, Doina Bologa, siguroi të pranishmit se agjencionet e OKB-së janë të zotuara të ndihmojnë Kosovën në përmbushjen e objektivave të Mijëvjeçarit. Po ashtu znj. Bologa duke i’u drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se nuk është e rëndësishme vetëm miratimi i ligjeve, por, të ndërtohen mekanizma që monitorojnë zbatimin e tyre. Andaj, Parlamenti duhet fuqizuar edhe në monitorim, tha ajo.