Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
, 19.10.2010
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Berim Ramosaj, kryetar, çështje kryesore që u diskutua ishte bashkëpunimi me komisionet tjera parlamentare për siguri.
Anëtarët e komisionit theksuan se Komisioni për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të bashkëpunojë me Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri, si dhe me Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë. Ata vlerësuan se tri komisionet parlamentare do të kenë një praktikë unike në mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë, si dhe rreth Strategjisë për Siguri.
Anëtarët e Komisionit u dakorduan që këto tri komisione parlamentare për siguri, të mbajnë një takim të përbashkët, në mënyrë që të krijohet një bashkëpunim i mirëfilltë për çështjet që trajtojnë këto komisione dhe të shikohet mundësia për hartimin e një strategjie proaktive për mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë nga ana e Kuvendit, konform kompetencave kushtetuese dhe ligjore.
Kryetari i komisionit, Berim Ramosaj, kërkoi që të shikohet mundësia e pjesëmarrjes së komisionit në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Gjatë këtij takimi, Ramosaj njoftoi komisionin për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e certifikimit të gjeneratës së dytë të rekrutëve të FSK-së, për vitin 2010. Me këtë rast u diplomuan 187 pjesëtarë të rinj.
Ramosaj vlerësoi se diplomimi i gjeneratës së dytë të rekrutëve është arritje e madhe për FSK-në. “Jemi të kënaqur me disiplinën dhe mënyrën e prezantimit të tyre gjatë kësaj ceremonie. Ne si komision vlerësojmë se FSK-ja është duke u zhvilluar dhe se rezultatet janë mjaft të mira ”, tha Ramosaj.
Krejt në fund u tha se përkundër zhvillimeve aktuale në vend, komisioni do të vijojë me agjendën e vet dhe u vendos që të përgatitet një draft lidhur me aktivitetet vjetore të komisionit që do të diskutohen në mbledhjen e radhës.