Lajmet e fundit
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, priti euro deputeten, Tanja Fajon
, 20.10.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe njëherësh ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me euro deputeten, Tanja Fajon. Me këtë rast temë bosht ishte procesi i liberalizimit të vizave. Në këtë vështrim Tanja Fajon theksoi se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen që të informojnë mirë qytetarët e Kosovës se çfarë do të thotë liberalizim i vizave, në mënyrë që të kuptohet se me liberalizim nuk përfitohet nënshtetësia e shtetit tjetër, nuk fitohet e drejta për të punuar në shtetet e BE-së, pra liberalizimi i vizave nuk e nënkupton punësimin e qytetarëve të Kosovës në shtetet e Bashkimit Evropian. Eurodeputetja Fajon tha se Kosovës duhet t’ i jepet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave sa më parë , i cili duhet të jetë i qartë.
Në prononcimin për media kryekuvendari Krasniqi shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin e Kuvendit të Kosovës me Parlamentin Evropian. Ky bashkëpunim i frytshëm i Kuvendit të Kosovës me Parlamentin Evropian është rezultat i punës që kanë bërë në të mirë të Kosovës edhe deputetet sllovenë, ndërsa kur është fjala për liberalizim të vizave dhe lëvizje të lirë të qytetarëve është i veçantë angazhimi i eurodeputetes Fajon. Në vijim kryekuvendari Krasniqi foli për të arriturat në fushën e legjislacionit, duke theksuar se Kuvendi i Kosovës gjatë këtij viti ka miratuar shumë ligje që dalin nga Raporti i Progresit për vitin 2009, ndërsa tani Kuvendi është në përmbyllje të miratimit të të gjitha ligjeve nga ky Raport. “Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave e kemi pasur mbështetjen dhe do ta kemi”, tha kryekuvendari Krasniqi . Në këtë frymë, ai e uroi euro deputeten Tanja Fajon edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë, duke shfaqur shpresën se ashtu si ka qene e suksesshme për këto dy shtete , të jetë edhe sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Liberalizimi i vizave, tha krye kuvendari Krasniqi është proces shumë domethënës për qytetarët e Kosovës. Ndërkaq, sa i përket Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave që kërkohen në këtë proces, ajo ka përmbushur shumë obligime, theksoi ai.”Jam i bindur se Parlamenti Evropian do të përshpejtojë procesin e liberalizimit të vizave edhe për qytetarët tanë, ndërsa institucionet e Kosovës do të kryejnë detyrat që iu takojnë, sepse edhe si qytetarë edhe si institucione jemi përcaktuar për integrime evropiane, sepse Kosova është në Evropë”, tha kryetari i Kuvendit, Krasniqi. Në përfundim të fjalës së tij , kryekuvendari Krasniqi shprehu bindjen se deputetët sllovenë do të ndihmojnë Kosovën në realizimin e këtij procesi aq të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.
Euro deputetja Tanja Fajon prononcimin për media e filloi me këto fjalë :”Unë jam nga Sllovenia që është vetëm disa kilometra nga Kosova, dhe sapo u ktheva nga Konferenca ndërministrore në Slloveni, ku ndër të tjera bisedova me kolegët e mi dhe ishim të pajtimit që Kosovës t’ i jepet një udhërrëfyes i qartë për hapat që duhet të ndërmerren për liberalizim të vizave”. Në vazhdim ajo shprehu mendimin se pas miratimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën nga ana e Parlamentit Evropian, në konferencën e ministrave do të jepet drita e gjelbër për liberalizim të vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë , pra, para Krishtlindjeve qytetarët e këtyre të shteteve do të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së, theksoi ajo. “Unë në takimin me kryetarin Krasniqi u bëra thirrje institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë reformat dhe përmbushjen e detyrave që dalin nga Raporti i Progresit për vitin 2009”, u shpreh Fajon. Në pyetjen se çfarë dallimi ka ndërmjet Bosnjës dhe Kosovës, që është lënë anash Kosova në liberalizim, ajo tha se janë shumë arsye , ndër të tjera: sigurimi i kufijve, pasaportat biometrike, regjistrimi i popullsisë etj. “ Të gjithë e dimë se ky proces është i gjatë dhe i mundimshëm, por jam e pajtimit që udhërrëfyesi duhet t’u jepet kosovarëve në mënyrë që të vazhdohet me përfundimin e detyrave që dalin nga Raporti i Progresit”, theksoi eurodeputetja Tanja Fajon.