Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)

, 22.10.2010




Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, nën kryesimin e Gani Gecit, kryetar, sot mbajti mbledhjen e radhës.

Bazuar në përvojën e shteteve të rajonit, dhe natyrës së punës që ka Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, anëtarët e komisionit në mbledhjen e sotme, vendosën që t’i drejtohen me kërkesë Kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që të bëjnë më shumë në plotësimin e kushteve teknike, të cilat do të mundësojnë punë më të efektshme të komisionit. Anëtarët e komisionit kërkesën e tyre e arsyetuan duke thënë se, raportet që do të sjell AKI në Komision, e të cilat domosdoshmërish duhet të kenë konfidencialitet të sigurt, duhet pasur mundësi teknike për ruajtjen e tyre.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni shqyrtoi edhe ftesën e DCAF-it bërë kohë më parë Komisionit për vizitë pune në Kroaci. Lidhur me këtë, Komisioni vlerësoi se për shkak të gjendjes politike të krijuar në vend kohëve të fundit, kërkesës do t’i përgjigjet në rrethana tjera politike.
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)