Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
, 22.10.2010
Sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtua Projektligji për rezervat shtetërore të mallrave dhe Strategjia minerare e Republikës së Kosovës për periudhën 2010-2025.
Lidhur me Projektligjin për rezervat shtetërore, Komisioni shqyrtoi rekomandimet e propozuara nga grupi punues dhe vendosi që në formë amendamentesh të inkorporohen në Projektligj. Ndërkaq, pas diskutimeve për Strategjinë minerare të Republikës së Kosovës për periudhën 2010-2025, Komisioni vlerësoi se është i nevojshëm konsultimi edhe me Ministrinë e Energjisë dhe Minierave(MEM) dhe USAID-in, para se Strategjia të procedohet për miratim në Kuvend.