Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 22.10.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga zonja Sanije Alijaj- nënkryetare e parë, u shqyrtuan gjashtë projektligje: P/ligji nr.03/4260/L-243, datë 08.09.2010, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/33 për blegtorinë e Kosovës,me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,Mjedis dhe Planifikim Hapësinor,me amendamente; P/ligji nr. 03/L-244, për rezervat shtetërore të mallrave, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetik, Transport dhe Telekomunikacion, me amendamente; P/ligji për ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit nr.03/ L-132, për protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës 03/ L-235, me raportin e komisionit funksional- Komisionit për Punë të Jashtme, me amendamente; P/ligji për dhënie në shfrytëzim dhe ndryshimin e pasurisë së paluajtshme të komunës, me raportin e komisionit funksional- Komisionit për Administratë Publike, Pushtetin Lokal dhe Medie, me amendamente; P/ligji për pajisje me armë, municion dhe pajisje tjetër të institucioneve të autorizuara shtetërore të sigurisë, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, me amendamente, si dhe P/ligji nr. 03/L-232, për tregtinë e mallrave strategjikë, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, me amendamente. Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të gjashtë projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.