Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 26.10.2010




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fatmir Rexhepi, kryetar, ka përkrahur një varg projektligjesh duke i proceduar për miratim në Kuvend.

Komisioni iu dha përkrahje amendamenteve të propozuara në Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, amendamenteve në Projektligjin për tregtinë e mallrave strategjike, amendamenteve në Projektligjin për pajisje me arme, municion dhe pajisje përkatëse te sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri, amendamenteve në Projektligjin për metrologjinë dhe atyre në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme.

U konstatua se amendamentet e propozuara në këto projektligje janë në pajtueshmëri me Konventën Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut dhe Konventën për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit. Si të tilla, nuk i cenojnë parimet e përgjithshme dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...